Smiling woman holding a happy baby, both dressed warmly in cozy clothing, against a neutral background.

Çfarë janë probiotikët?

"Probiotik" do të thotë "për jetën". Është një term i përgjithshëm për një kategori të veçantë mikroorganizmash të vlefshëm e të gjallë. Lexoni më tej për më shumë informacion rreth këtyre ndihmësve të vegjël. 

Smiling parents looking lovingly at their newborn baby wrapped in a brown blanket Smiling parents looking lovingly at their newborn baby wrapped in a brown blanket

Probiotik do të thotë "për jetën"

Probiotik është një term që përdoret për të përshkruar ndër të tjera bakteret e mira, siç sugjerohet nga emri i tyre me "pro" që do të thotë "për" dhe "bios" nga fjala greke për "jetën".

Për t'u konsideruar një probiotik, një mikrob duhet të jetë i gjallë dhe të ketë efektet shëndetësore të vërtetuara në provat klinike. Produktet plotësuese me baktere probiotike, qofshin në formë tabletash ose pijesh, ose solucione të tjera, duhet të përmbajnë të njëjtin shtam bakterial në të njëjtën dozë siç përdoret në provën e dhënë klinike. Llojet më të zakonshme të mikrobeve të përdorura në probiotikë janë bakteret e acidit laktik, si Lactobacillus reuteri Protectis, që gjenden në produktet BioGaia.

Happy couple embracing and smiling at the camera, dressed warmly in casual outdoor clothing.

Probiotikët - shoqërues për jetë

Bakteret janë pjesë e jona që nga lindja dhe trupi jonë kërkon të ruajë ekuilibrin midis baktereve të zorrëve çdo ditë.

Megjithatë, kjo harmoni mund të prishet lehtësisht, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe të porsalindurit, duke e lënë trupin tonë në nevojë për ndihmë dhe mbështetje për të kolonizuar florën e zorrëve, për shembull duke marrë probiotikë.

Por jo të gjitha llojet e probiotikëve janë të njëjta. Në BioGaia, është misioni jonë të ofrojmë probiotikët me cilësi më të lartë, të studiuar mirë dhe të sigurt për ju dhe fëmijët tuaj.

Smiling father holding a joyful baby dressed in a gray hoodie. Smiling father holding a joyful baby dressed in a gray hoodie.

Kujdesi për bakteret e zorrëve

Në një botë të përsosur, nuk do të kishim nevojë të merrnim probiotikë. Ne do të merrnim dozën tonë të parë të baktereve të nevojshme gjatë lindjes dhe më pas nga qumështi i nënës sonë. Do të hanim ushqime të fermentuara në mënyrë natyrale të përgatitura në mënyra tradicionale dhe do të jetonim një jetë "natyrale".

Por në botën tonë të industrializuar me ritme të shpejta, sistemi jonë tretës bombardohet vazhdimisht me alergjenë, kimikate dhe baktere potencialisht të dëmshme përmes ushqimit dhe pijeve tona. Përveç kësaj, sëmundjet, disa ilaçe, shprehitë e këqija të të ngrënit dhe sigurisht stresi mund të prishin ekuilibrin e florës sonë intestinale, duke e bërë më të lehtë për bakteret e dëmshme të lulëzojnë. Duke plotësuar dietën tonë me mikroorganizma probiotikë, ne mund të ruajmë numrin e duhur të baktereve që përbëjnë mikroflorën tonë normale. 

Antibiotikët në përgjithësi

Antibiotikët në përgjithësi

Antibiotikët janë medikamente thelbësore që ndihmojnë në ndalimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret dhe shpëtojnë jetë duke shkatërruar ose ulur rritjen e baktereve të caktuara. Termi antibiotik do të thotë "kundër jetës" dhe përdoret kur flasim për barin që vret mikrobet. Antibiotikë të ndryshëm përdoren për të trajtuar infeksione të ndryshme dhe vetëm një mjek mund t'i përshkruajë ato.