<

Kolikat e foshnjave

Pikat BioGaia janë vërtetuar gjithashtu se janë një trajtim shumë efikas për kolika (dhimbje barku) të foshnjave, duke reduktuar ndjeshëm kohën mesatare ditore të të qarit, madje kanë treguar efekt profilaktik.

Studimi i parë i tillë, i botuar në revistën mjekësore Pediatrics (2007), tregoi se pas 28 ditësh trajtimi me Pika BioGaia koha mesatare e të qarit për foshnjat me dhimbje barku ishte ulur nga 159 minuta në vetëm 51 minuta, dhe se plotësisht 95% e foshnjave në studim treguan përmirësime të dukshme në kohën e të qarit. Në vitin 2012, një studim tjetër i botuar gjithashtu në revistën Pediatrics tregoi një ulje të kohës së të qarit në 56%! Pikat BioGaia kontribuojnë jo vetëm në rehatinë dhe lumturinë e foshnjave, por edhe në harmoninë e të gjithë familjes.

Është e mundur të parandalohen kolikat tek foshnjat e shëndetshme

Një studim i sapo publikuar i 468 të porsalindurve të shëndetshëm tregon se foshnjave të cilave u është dhënë probiotiku BioGaia (Limosilactobacillus reuteri Protectis /TM) qajnë më pak se gjysma e kohës sa foshnjave të cilave u është dhënë placebo. Foshnjat që iu dhanë pikat BioGaia gjithashtu kishin dukshëm më pak regurgitime ditore dhe më pak  kapsllëk në krahasim me foshnjat në grupin e placebo. Si rezultat, përdorimi i pikave BioGaia doli të ishte kursim i kostos si për prindërit ashtu edhe për komunitetin. Merrni një përmbledhje të të gjitha studimeve me BioGaia (Limosilactobacillus reuteri Protectis) të provuara efektive për foshnjat me dhimbje barku.

Pikat BioGaia Probiotic

Pikat BioGaia Probiotic me përmbajtje Limosilactobacillus reuteri Protectis, nxisin rritjen e baktereve të mira në traktin intestinal të foshnjës, duke rivendosur një ekuilibër të shëndetshëm bakterial dhe në këtë mënyrë reduktojnë ndjeshëm kohën mesatare ditore të të qarit dhe madje tregojnë një efekt profilaktik në shmangien e dhimbjeve të barkut, kapsllëkut dhe reguritimit.

Rekomendimet e dozimit të BioGaia® për trajtim të kolikave

5 pika në ditë për së paku 4 javë – ose idealisht nga dita e pare e jetës!

Studim prospektiv i randomizuar

Limosilactobacillus reuteri ATCC 55730 krahasuar me Simetikon në trajtimin e kolikave infantile 

Savino, Pelle, Oggero. J Pediatr 2007;119:e124-e130

 

Konkluzionet

  • Marrja e BioGaia (L.reuteri) rezultoi në shumë më pak kohë me të qara brenda një jave nga trajtimi, krahasuar me terapinë standarde në këto foshnje. Ky efekt ishte edhe më i theksuar në fund të studimit 4-javor.

  • Asnjë efekt anësor nuk u vërejt në asnjërin grup.

Faktet

  • Studim prospektiv i randomizuar, dyfish i verbër, krahasuar me Simetikon

  • 90 foshnje me kolika të ushqyera me gji,të moshës 11-80 ditë 

  • Pesë pika në ditë BioGaia (Limosilactobacillus reuteri) (n=40) ose simetikon (n=40) 60 mg/ditë për 21 ditë

Studim i randomizuar, Dyfish i Verbër, i kontrolluar me placebo

Limosilactobacillus reuteri DSM 17938 për menaxhim të kolikave infantile te foshnjat e ushqyera me qumësht gjiri.

Szajewska, Gyrczuk, Horvath. J Pediatr 2013;162:257-262.
Përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së jetës familjare  me BioGaia.

Konkluzionet

  • Të gjitha rezultatet ishin dukshëm pozitive gjatë terapisë dhe mbetën të tilla gjatë përcjelljes.

  • Përmirësime shumë domethënëse në cilësinë e jetës së prindërve/familjes me L. reuteri Protectis.

  • Prova e efektivitetit të L. reuteri Protectis në dhimbje barku është konfirmuar sërish dhe tashmë shumë e fortë.

Faktet

  • Studim i randomizuar, dyfish i verbër, i kontrolluar me placebo
  • 80 foshnje me kolika, të ushqyera ekskluzivisht ose kryesisht me qumësht gjiri
  • Pesë pika në ditë BioGaia (Limosilactobacillus reuteri Protectis) (n=40) ose placebo (n=40) për 21 ditë

Impakti klinik dhe Socio-Economik

Vepro dhe mos Reago: Përdorimi profilaktik i një probiotiku në parandalimin e dhimbjeve të barkut, regurgitimit dhe kapsllëkut funksional.

Indrio et al. JAMA Pediatr. JAMA Pediatr.
Publikuar online me 13 Janar, 2014. doi:10.1001/jamapediatrics.2013.4367

Rezultatet

Më pak të qara, më pak regurgitim, më pak kapsllëk…

  • me BioGaia (L. reuteri Protectis)
  • Kohëzgjatja mesatare e të qarit: 38 me 71 minuta
  • Numri mesatar i regurgitimeve në ditë: 2.9 me 4.6
  • Numri mesatar i evakuimeve në ditë: 4.2 me 2.6
  • Kursim i shpenzimeve për prindërit: kursimet mesatare për pacient: Euro 88

Konkluzionet

  • Përdorimi profilaktik i BioGaia (L.reuteri Protectis) gjatë 3 muajve të parë të jetës reduktoi shfaqjen e çrregullimeve funksionale gastrointestinale dhe uli kostot private dhe publike për menaxhimin e kësaj gjendje.

Faktet

Studimi ishte multicentrik, i kontrolluar me placebo, dyfish i verbër, i kryer në nëntë njësi neonatologjike në Itali. 589 pacientë u ndanë rastësisht për të marrë 1x108cfu të probiotikut Limosilactobacillus reuteri Protectis (pika BioGaia) ose placebo çdo ditë për 90 ditë. Nga këto 468 foshnja kanë përfunduar studimin, 238 në grupin Limosilactobacillus reuteri Protectis dhe 230 në grupin placebo. Të gjithë foshnjat e përfshira ishin të shëndetshme në fillim të studimit.

We use cookies to make your experience of our website better.
Using this website means you are OK with this. Find out more.
OK