<

Diarreja e Lidhur me Antibiotikët (DLA)

DLA afekton rreth 25% të personave të trajtuar me antibiotikë!¹

Ekziston rreziku që personat që pësojnë probleme me stomakun të shkaktuara nga trajtimi me antibiotikë të ndërpresin trajtimin e tyre para kohe. Kjo mund të çojë në ri-infeksion ose baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Një studim suedez zbuloi se 20% e atyre që trajtohen me penicilinë nuk e përfundojnë trajtimin për shkak të problemeve të tilla si diarreja.²

Pse të parandaloni diarrenë e lidhur me antibiotikë (DLA) me BioGaia Protectis?

  • mbështet bakteret mbrojtëse/të nevojshme 

  • lufton bakteret e dëmshme pa dëmtuar ekuilibrin e mikroflorës

  • prodhon substanca (Reuterin) që inhibon mikroorganizmat patogjenë

  • mund të konkurrojë me patogjenët për lëndë ushqyese

  • mund të stimulojë një përgjigje imune jo specifike ndaj patogjenëve

Sipas disa studimeve,përdorimi preventiv i suplementeve me probiotikë, ka treguar reduktim të problemeve të zorrëve të shkaktuar nga antibiotikët.

BioGaia Probiotic Pika dhe Tableta

BioGaia Pobiotic Pika dhe Tableta të cilat përmbajnë Limosilactobacillus reuteri Protectis, promovojnë rritjen e baktereve të mira në traktin intestinal dhe ri-vendosjen e ekuilibrit të shëndetshëm bakterial gjatë terapisë me antibiotikë.

Rekomendimet e dozimit të BioGaia gjatë trajtimit me antibiotikë:

1 tabletë përtypëse ose 5 pika në ditë, vazhdoni për 5 ditë pas përfundimit të trajtimit me antibiotikë.

Studim pilot i randomizuar, dyfish i verbër, i kontrolluar me placebo

Limosilactobacillus reuteri ATCC 55730 për parandalimin e diarresë së shoqëruar me antibiotikë te të rriturit e shtruar në spital.

Cimperman L, Bayless G, Best K, Diligente A, (2011) J Clin Gastroenterol. 45:785-789. Marrja e BioGaia uli ndjeshëm incidencën e diarresë së lidhur me antibiotikët (DLA) në të rriturit e shtruar në spital. 

Result

7,7%

incidence of diarrhoea in patients receiving antibiotics + L. reuteri (BioGaia) vs 50% in the placebo group, (p=0.02).

Konkluzionet

  • Shfaqja  e diarresë ishte statistikisht më pak e shpeshtë në grupin L. reuteri (BioGaia).

  • Efektet anësore të trajtimit me antibiotikë ishin më të pakta në grupin L. reuteri (BioGaia).

  • BioGaia Protectis tolerohej mirë.

Faktet

  • Studim prospektiv i randomizuar i kontrolluar me placebo

  • 23 pacientë të hospitalizuar të trajtuar me antibiotikë

  • 13 morën një tabletë në ditë të L. reuteri (BioGaia) dhe 10 morën placebo identike për një total prej 4 javësh.

Studim i randomizuar i kontrolluar nga me placebo

Terapia me Limosilactobacillus reuteri redukton efektet anësore gjatë trajtimit me antibiotik të fëmijëve me trajtim kundër-Helicobacter pylori.

Cimperman L, Bayless G, Best K, Diligente A, (2011) J Clin Gastroenterol. 45:785-789.

Rezultatet

L. reuteri (BioGaia) redukton ndjeshëm e fryrjen abdominale, dhimbjet dhe çrregullimet e defekimit si diarrenë dhe kapsllëkun.

Përfundimet

Suplementimi me L. reuteri (BioGaia) gjatë dhe pas terapisë për çrrënjosjen e H. pylori uli ndjeshëm shpeshtësinë dhe intensitetin e efekteve anësore të lidhura me antibiotikët.

Fakte

  • Studim dyfish i verbër, i kontrolluar me placebo

  • 40 fëmijë të moshës 3-18 vjeç, të diagnostikuar me infeksion me H. pylori infection, kanë marrë një here në ditë

  • L. reuteri (BioGaia)(n=20) ose placebo (n=20), si suplement gjatë trajtimit 10 ditor eradikues me antibiotikë 

  • dhe për 10 ditë tjera pas trajtimit.

We use cookies to make your experience of our website better.
Using this website means you are OK with this. Find out more.
OK