Smiling young girl wearing a straw hat and a blue floral dress, running in a sunny field with yellow flowers.

Kapsllëku

Pavarësisht se është diçka që shumë fëmijë mund ta përjetojnë, kapsllëku mund të jetë ende një tabu. Këtu shikojmë shkaqet dhe veprimet e rekomanduara.

Young girl with a ponytail looking down thoughtfully, wearing a striped shirt and denim overalls, in a sunny outdoor setting

Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Shumë fëmijë do të vuajnë nga kapsllëku gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Në shumë raste, nuk mund të gjendet asnjë shkak organik - atëherë ai quhet kapsllëk funksional.

Tek fëmijët dhe adoleshentët, kapsllëku shpesh shkaktohet nga fibrat e pamjaftueshme në dietën e tyre, marrja e pakët e lëngjeve ose një terapi mjekimi. Por siç e dimë, sistemi jonë tretës dhe flora e zorrëve ndikohet gjithashtu nga mirëqenia jonë emocionale dhe mendore, diçka që mund të jetë subjekt i uljeve dhe ngritjeve gjatë viteve të fëmijërisë dhe adoleshencës. Si i tillë, shkaku i kapsllëkut mund të jetë gjithashtu stresi emocional, ndryshimi i rrethanave, udhëtimi ose humori i keq.  

Young girl with a ponytail being hugged by an adult, looking over their shoulder with a gentle expression, in an outdoor setting. Young girl with a ponytail being hugged by an adult, looking over their shoulder with a gentle expression, in an outdoor setting.

Shenjat e kapsllëkut

Shumica prej nesh nuk ndihen shumë rehat duke folur për lëvizjet e zorrëve dhe fëmijët dhe adoleshentët mund të ngurrojnë edhe më shumë të flasin për ndonjë problem që mund të kenë.

Pra, përveç simptomës kryesore të të paturit dy ose më pak jashtëqitje në javë, është mirë që prindërit të dinë për shenja të tjera të kapsllëkut. Këto mund të përfshijnë ënjtje dhe dhimbje barku, ngurrim apo edhe shmangie për të shkuar në tualet, gjurmë jashtëqitjeje në të brendshmet e tyre – një shenjë se jashtëqitja është e mbështetur në rektum – ose shenja shqetësimi gjatë lëvizjeve të zorrëve.

Smiling young girl wearing a straw hat and a blue floral dress, running through a sunny field with a man, likely her father, following behind

Çfarë mund të bëni në rast të kapsllëkut

Kapsllëku mund të kërkojë disa ndryshime në dietën e një fëmije si shtimi i më shumë ushqimeve me fibra të lartë si frutat, perimet dhe bishtajoret.

Për më tepër, prindërit duhet t'i inkurajojnë ata të pinë shumë lëngje, idealisht ujë dhe të rrisin aktivitetin fizik. Kapsllëku gjithashtu ka të bëj me çekuilibrim në florën e zorrëve. Pra, është ide e mirë të përfshini suplemente me baktere të acidit laktik në dietën e tyre. Bakteret probiotike si Lactobacillus reuteri Protectis ndihmojnë në kolonizimin e mikrobiotës në traktin tretës. 

Antibiotikët në përgjithësi

Antibiotikët në përgjithësi

Antibiotikët janë medikamente thelbësore që ndihmojnë në ndalimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret dhe shpëtojnë jetë duke shkatërruar ose ulur rritjen e baktereve të caktuara. Termi antibiotik do të thotë "kundër jetës" dhe përdoret kur flasim për barin që vret mikrobet. Antibiotikë të ndryshëm përdoren për të trajtuar infeksione të ndryshme dhe vetëm një mjek mund t'i përshkruajë ato.

Roli i Vitaminës D

Roli i Vitaminës D

Për dallim nga vitaminat e tjera, trupi mund të prodhojë vetë vitaminën D. Për këtë arsye, ajo nuk vepron si shumica e vitaminave në trupin tonë, por përkundrazi më shumë si një hormon - një substancë që rregullon proceset thelbësore fiziologjike.